Prezantohet raporti i GRECO-s për Shqipërinë për luftën antikorrupsion

21 Mars, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2025-03-21 13:43:24

Në ambientet e COD, në Kryeministri po prezantohet raporti i GRECO-s për Shqipërinë për luftën antikorrupsion. 

“Shqipëria përmbylli me sukses vlerësimin e GRECO-s për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë. Përmbushja e rekomandimeve të KiE-së është rezultati faktik i gjithë përpjekjeve, për të forcuar çdo hallkë integriteti në Policinë e Shtetit, agjencinë më të madhe ligjzbatuese në vend”, shkruan Rama. 

*GRECO (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) është një organ i Këshillit të Evropës që ka si qëllim të luftojë korrupsionin në sektorët publikë të shteteve anëtare.