Primaret e Rithemelimit, Adriana Kalaja kandidate për kryeqytetin: Të gjithë ju e keni shijuar 'Kafen e Rremës', të babait tim

4 Nëntor 2022, 13:15

TIRANË- Adriana Kalaja është një tjetër kandidate e cila ka shpallur kandidaturën në Primaret e Rithemelimit të Sali Berishës, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Kalaja u ndal tek origjina e saj, dhe risolli në vëmendje se nuk ka qytetar të Tiranës apo të rrethinave që nuk e ka provuar 'Kafen e Rremës', lokal prej të cilit idenifikohet edhe një zonë në kryeqytet. Kalaja ftoi qytetarët që ta marrin pjesë në zgjedhjet e primareve. Sipas Kalasë, duhet një alterantivë serioze për shpëtimin e Tiranës, për ta pastruar nga çibani Erion Veliaj dhe gjithë çibanët e betonit.