Prishja e pallatit të ‘Myslym Keta’, Meta: Qëndroi në këmbë për tre vjet, Bashkia nuk priti që banorët të merrnin plaçkat! Më 14 maj u pritet bileta pa kthim

21 Dhjetor 2022, 18:23

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar prishjen e pallatit te rruga ‘Myslym Keta’. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë, Meta tha se ai pallat kishte qëndruar për tre vite në këmbë ndonëse ishte dëmtuar nga tërmeti, por bashkia e prishi një orë e më parë pa lejuar as banorët që të marrin plaçkat e tyre.