Pritja zyrtare për 111 vjetorin e pavarësisë, Begaj thirrje deputetëve për përplasjet në Kuvend: Punoni kokëulur për shqiptarët dhe jo për t’u konfrontuar

28 Nëntor 2023, 20:43

Në Pallatin e Brigadave, u mbajt pritja zyrtare e 111 vjetorit të pavarësisë. Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij ku theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan.