Procesi zgjedhor, prokurorë e Prokurorisë së Fierit dhe SPAK takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian

11 Maj, 18:01 | Përditesimi: 11 Maj, 18:21

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u zhvillua sot një takim me Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit zgjedhor, rolin e prokurorisë në këtë proces, si dhe rëndësinë e veprimeve hetimore të shpejta dhe efektive.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për evidentimin dhe hetimin e menjëhershëm të rasteve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

r.k./Shqiptarja.com