Programi për mandatin 4/ Rama: QSUT do të bëhet qendra kryesore e shërbimit shëndetësor për shqiptarët

29 Mars 2025, 13:45 | Përditesimi: 29 Mars 2025, 13:45

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë mandatit të katërt, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të arrijë një nivel të ri cilësie falë bashkëpunimeve me qendrat më të mira mjekësore në botë. Ai theksoi se 90% e QSUT-së është transformuar dhe tashmë ka fituar respekt ndërkombëtar, ndërsa hapi i ardhshëm do të jetë krijimi i një sinergjie me institucionet më prestigjioze.

E.H/Shqiptarja.com