Sali Berisha është ndalur sërish në projektin e portit të Durrësit duke thënë se nga marrëveshje e Edi Ramës, shteti shqiptar do të ketë vetëm 200 euro fitime në vit.
“T’i shkatërrosh vendit Portin shekullor do të thotë të gjobisësh vetëm me transport qindra e miliona, mos miliarda në vite vetëm me transport, i cili do të bëhet nga Mali i Zi, nga portet e Greqisë dhe pjesërisht nga Vlora. Të shkulësh portin e Durrësit, portin shekullor. Të gjobisësh qytetarët me miliona euro për portin e ri që duhet të ndërtohet sipas pronarit të Dubai City në Durrës, Edi Ramës duhet të ndërtohet në Porto Romano se kërkon që gjirin e portit ta shndërrojë për jahtin e tij, të familjarëve. Kjo është e faktuar. Një mori pallatesh dhe porti para për jahtet të pasanikëve të Bejrutit. Po ky është vetëm njëri mekanizëm placke. Shteti shqiptar nga marrëveshja e Edi Ramës fiton 200 euro në vit sipas ekspertëve. Kjo vjen në një kohë kur ai port shpërndan 4 milion ton mallra dhe tani do bëhet porti i jahteve të Ramës”, tha Berisha.