Projektligji për bletarinë, Krifca: Synojmë rritjen e prodhimit të mjaltit dhe certifikimin e produktit! Mbiprodhimi i vajit të ullirit? Po punojnë për një kuadër ligjor

27 Dhjetor 2022, 14:02 | Përditesimi i fundit: 2022-12-27 17:22:08

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme projektligjin për bletarinë që më pas do t’i kalojë kuvendit për shqyrtim. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se është hera e parë që ky sektor rregullohet përmes një kuadri ligjor, ndërsa theksoi se kanë si synim rritjen e prodhimit në vend, si edhe ti japin vlerë produktit të mjaltit.