Protesta e fermerëve në Lushnje, ministrja: Jemi në dialog të vazhdueshëm, vijojnë takimet

18 Nëntor 2021, 13:44 | Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 13:44

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka deklaruar se ka kontaktuar me fermerët në Lushnje të cilët janë shprehur kundër paketës fiskale.

“Kam qenë në Lushnje dhe kam kontaktuar me fermerët dhe dialogu nuk ka munguar, por ato kanë pretendime për paketën fiskale që janë të propozuara në buxhetin e vitit 2022. Jemi në dialog të vazhdueshëm për të pasur një bujqësi më të qëndrueshme që i qëndron problematikave të kohës, jemi në një kah dhe jo në një kah të ndryshe”, ka thënë ministrja.

KËRKESAT E FERMERËVE

  •  1. subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
  • 2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
  • 3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
  • 3. subvencionim 3 lekë për eksportuesit
  • 5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
  • 6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit

r.k./Shqiptarja.com