Protesta te Bashkia/ Romina Kuko: Kopje e shëmtuar e skenave në Kuvend, s’pranojnë dorën e bashkëpunimit! Keqardhje që politikanët e rinj ‘luftojnë’ me molotovë

7 Maj, 21:20

Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbajtën sot protestën e gjashtë para bashkisë së Tiranës, ku molotovët nuk munguan. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit nga rradhët e socialistëve u shpreh se sot pati më shumë molotov se në çdo protestë tjetër, 20 të tilla.