Protestë ditën kur liderët e BE vizitojnë Tiranën? Berisha: Të paraqesim para Europës problemet e shqiptarëve në mënyrë paqësore

18 Nëntor 2022, 13:55 | Përditesimi i fundit: 2022-11-18 21:32:54

Sali Berisha duket se konfirmon mbajtjen e protestës më 6 dhjetor, kur liderët europianë të vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ndonëse nuk e thotë datën, shprehet se qëllimi është që Europa të dijë cilat janë problemet e shqiptarëve.