Protestuan në Tiranë për gjetjen e Thodhorit dhe Sulovarit, Rrumbullaku takohet me familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë

2 Maj 2023, 19:43

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me familjarë të Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit të kallëzuar si të humbur, në Sarandë, ka mbërritur pasdite në Komisariatin e Policisë  Sarandë, për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e dy shtetasve të humbur.