Provat e reja të SPAK/ Kryemadhi shpenzoi 240 mijë $ nga karta e Shatkut! Pagesa për veshje, bileta avioni e hotele në Londër, Las Vegas e Beverly Hills

1 Korrik, 14:51 | Përditesimi: 1 Korrik, 14:51

Një letërporosi e kthyer nga DASH në drejtim të Tiranës, bëri që SPAK të zbulonte se Monika Kryemadhi për një periudhë 3-vjeçare shpenzoi 240 mijë dollarë për vjeshje, hotele e bileta avion përmes një kartë krediti të vënë në dispozicion nga Ardian Shatku, kushëri i saj, që nuk dihet më parë. Kjo është prova e re që SPAK ka në duar, teksa dyshon se blerjet janë edhe më të mëdha. Ditë më parë Meta kërkoi lirinë duke thënë se përgjegjësinë e ka vetëm Kryemadhi.

I.M/Shqiptarja.com