PS 'dërrmon' opozitën edhe në nivel Bashkish, socialistët fitojnë në 48 prej tyre, demokratët në vetëm 13!

28 Prill 2021, 12:40

Partia Socialiste ka arritur të marrë një mandat shumë të rëndësishëm në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë historinë me fitoren e një mandati të tretë. Shifrat e rëndësishme jane edhe tregues i kësaj fitoreje. Shqiptarja.com ka analizuar shifrat në të gjitha bashkitë e vendit dhe rezultatet janë shokuese për opozitën. 48 bashki nga 61 gjithsej i ka fituar Partia Socialiste, duke i lënë vetëm 13 PD-së. Ka qarqe të rëndësishme si Vlora apo Elbasani që janë 7-0 për opozitën, apo edhe Korça 6-0. Partia Demokratike ka fituar në Kukës të treja bashkitë, ashtu si edhe në Lezhë, ndërkohë që në Shkodër ka marrë 4 bashki kundrejt 1 të PS-së. Kujtojmë se në vitin 2019 PD dhe opozita nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale duke ia lënë të gjtha bashkitë nën drejtim Partisë Sopcialiste, përveç Bashkisë Shkodër e cila drejtohet edhe sot nga një kryebashkiake në detyrë, Voltana Ademi e PD.