PS feston fitoren në Tiranë, Veliaj bën thirrje për bashkim në Këshill Bashkiak: Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë

16 Maj 2023, 22:10 | Përditesimi i fundit: 2023-05-16 22:11:43

Edhe në mesazhin e tij të falënderimit për këdo që kontribuoi për fitoren e jashtëzakonshme të Partisë Socialiste në Tiranë, e sidomos të qytetarëve që i dhanë sërish votën për një mandat të tretë në krye të Bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të vijuar punën për zhvillimin e Tiranës.