PS kërkoi ç’regjistrimin, reagon kandidati i Berishës për Shijakun: E kam thënë në formular, shkela lejen e qëndrimit! Prokuroria: Zvicra s’na dha informacion në 2021, po verifikojmë

6 Prill 2023, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2023-04-06 17:23:21

Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha. Në kërkesën që PS dorëzoi dje në KQZ  thuhet se Rezart Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja për pesë vite’. Por këtë e kundërshton vete kandidati Tusha. Në një dalje për mediat ai thotë se ai ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe këtë herë por edhe në zgjedhjet e vitit 2021 kur ishte kandidat për deputet.