PS: Kërkojmë rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Nikollës, zbatoi rregulloren! Opozita s’pranon të lexojë raportin

16 Shkurt 2023, 16:43

Deputetja Etilda Gjonaj në emër të Partisë Socialiste ka kërkuar rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Lindita Nikollës. Gjoanj tha se Nikolla ka zbatuar rregulloren dhe kushtetutën dhe u detyrua të mbyllte seancën e 26 janarit për shkak të kaosit që opozita krijoi në Kuvend. Nga ana tjetër, opozita nuk ka pranuar ta lexojë raportin e saj. Kreu i Grupit të PD-së, Enklejd Alibeaj tha se duhet të jenë të pranishëm në sallë edhe deputetët e përjashtuar sepse kanë të drejtë të votojnë për shkarkimin e Nikollës, pasi kjo e fundit ka thyer rregulloren.