PS kërkon përjashtimin e tij, Berisha s’tërhiqet: Balla ka nxjerrë viza për trafik të vajzave moldave

13 Shkurt 2023, 18:50

Sali Berisha ka nisur që të hedhë akuza në drejtim të kreut të grupit të PS, Taulant Balla,.

“Nuk kam përmendur emër, asnjë emër, po pse ju djeg, pse më këto kërkoni të mbuloni marrëdhënien sekrete të Ramës me McGonigal, jeni të keq orientuara. A e futët vetë diskutimin në këtë temë, ju befas pa asgjë ngrihet, ai është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash, ai nuk ka të drejtë që të ulet në parlament”, tha Berisha.