PS thirrje opozitës: Të diskutojmë për ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi! Vota pro nuk është tradhti, por kontribut për Shqipërinë europiane

22 Maj 2023, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2023-05-22 14:31:45

Partia Socialiste i bën thirrje opozitës që të ulen të bisedojnë për të disa ndryshime në ligjim për reformën e drejtësisë. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, Taulant Balla tha se bashkë me Koltilda Bushkën do të kërkojnë bashkëpunimin e opozitës që të miratojnë këto ndryshime që në janë sugjeruar edhe institucionet partnere që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi.