Pse thoni se vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë? Përfaqësuesit e Berishës tregojnë pse sipas tyre Zhukri është në fuqi

16 Mars 2023, 14:34

Anëtari i KAS Ilirjan Celibashi pyeti përfaqësuesit e Berishës se pse ata mendojnë se vendimi i Apelit nuk na qenka i formës së prerë. Sipas tyre vendimi i Apelit kërkon rekurs të veçantë dhe është i ndërmjetëm.

“Në konceptin tim vendimi i Apelit ende nuk është zbardhur por me shpalljen nuk i është hyrë fare themelimit dhe ka vendosur të drejtën e rekursit. Vetëm kur të vendosë Gjykata e Lartë do të kemi një vendim. Prandaj unë them që vendimi i Zhukrit ende është në fuqi.  

Rasti i vetëm kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është i formës së prerë është rasti kur Apeli vendos prishjen për rigjykim. Vendimi i Apelit ishte vendim i ndërmjetëm ndaj të cilit lejohet rekurs i veçantë. Sot vendimi i Apelit nuk është në fuqi. Është i pezulluar dhe do të pezullohet menjëherë sapo të rekursohet”, thanë përfaqësuesit e Berishës.