Publikohet Kalendari Turistik Kombëtar 2023, Rama: Çdokush do ketë mundësi të informohet mbi vendndodhjen e aktiviteteve të ndryshme në vend

23 Qershor 2023, 20:08 | Përditesimi i fundit: 2023-06-23 22:44:41

Pasditen e sotme është publikuar kalendari turistik kombëtar për vitin 2023 që mund të aksesohet falas nga të gjithë qytetarët duke shkarkuar aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania) ku do të pasqyrohen evente, feste dhe vende ku ndodhen site të ndryshme arkeologjike.