Puding me vanilje dhe boronica nga zonja Vjollca

9 Shkurt 2021, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2021-03-18 13:15:32

Puding me vanilje dhe boronica

Përbërësit:

1 pako puding vanilje

3 lugë gjelle sheqer

500 ml qumësht

80 gr biskota ( nëse I dëshironi)

Krem me boronica

4 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle niseshte

400 ml qumësht

200 gr boronica të ngrira

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan bashkojmë 1 pako puding, sheqer, qumësht I lëmë në zjarr duke I përzjerë deri sa kremi të trashet dhe të marr valë. Në cdo gotë vendosim nga 1 biskotë të copëtuar në copëza të vogla e mbi to ndajmë kremin e pudingut duke I mbushur gotat deri në 1/2. Në një tenxhere shtojmë sheqer, niseshte, qumësht I përziejmë dhe I lëmë të marrin valë në moment shtjmë boronicat dhe I lëmë 5 minuta, I largojmë dhe I shtojmë në gota mbi pudingun me vaniljen , mbushim gotat dhe I lëmë të ftohen në frigorifer për 2 orë.