Puding në gotë me reçel boronice
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 100 g sheqer
- 100 g niseshte
- 1 paketë vanilje
- Reçel boronice, sipas dëshirës
Përgatitja:
Në tenxhere shtojmë qumështin, sheqerin, niseshtenë dhe vaniljen. E përziejmë mirë dhe e vendosim të ziejë gjithmonë duke e trazuar derisa të vlojë e të trashet. E hedhim në gota edhe sipër i shtojmë reçel ose biskota të thërmuara.




















