Pulë me rosnica
Përbërësit:
- 4 racione mish pule
- 350 gr rosnica
- 1 qepë
- 1 lgj salcë domate
- 2 domate
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim rosnicat në vaj ulliri, shtojmë pjesët e pulës, vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta. Më pas shtojmë qepën e grirë imët. Sapo qepa të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e domates dhe domatet e kaluara në blender. E lëmë salcën të lidhet paksa dhe në fund shtojmë masën e ujit, kripën dhe piperin. E lëmë pulën me rosnica të ziejë në lëng të bollshëm.