Punimet për Teatrin e ri, shembet ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve, Veliaj: Na liron hyrjen në kantier përmes Unazës së Vogël të Tiranës

1 Gusht 2023, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2023-08-01 15:30:38

Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve është shembur për t’i hapur rrugë punimeve që po kryhen për Teatrin e Ri. Kantieri, në të cilin puna është fokusuar kryesisht gjatë orëve të natës, tashmë ka në dispozicion edhe një rampë, përmes së cilës do të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë.