Pure patate, ja sekreti si të bëni purenë më të mirë që keni provuar nga zonja Albana

7 Janar, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2025-01-07 12:21:12

Pure patate

Përbërësit:

  • 4-5 patate mesatare
  • 2 lugë djathë bebe
  • 200 ml qumësht
  • 2 lugë gjalpë
  • Pak kripë
  • Arrë moskat

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe i presim në copa të mëdha. I vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm me pak kripë. I lëmë të ziejnë për rreth 20 minuta, derisa të zbuten mirë. Më pas kullojmë patatet dhe i shtypim me shtypëse patatesh ose pirun, derisa të bëhen pure e njëtrajtshme. Ndërkohë në një tenxhere të vogël, ngrohim qumështin pa e valuar. Shtojmë djathin bebe tek patatet e shtypura dhe e përziejmë mirë që të shkrijë. Hedhim gradualisht qumështin e ngrohtë, duke e përzier derisa të arrijmë një konsistencë kremoze. Në fund shtojmë gjalpin për më shumë shije dhe pak arrë moskat.