QARKU BERAT/ 1 kuti e numëruara në Poliçan, kryeson socialisti! Pritet të nisë shpejt edhe në 4 bashkitë e tjera

15 Maj 2023, 02:10

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Qarkun e Beratit. Vijon procesi i numërimit në Poliçan, ku nga 22 kuti në total, deri më tani është numëruar vetëm 1. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 126 vota, ose 84.56%. Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, me 15 vota ose 10.07%,  e më pas nga kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 8 vota ose 5.37%. Ndërkohë që nuk ka ende një kuti të votuar për bashkitë Berat, Kuçovë, Dimal dhe Skrapar.

  •