QARKU DURRËS/ Sako thellon diferencën ndaj Igli Carës me mbi 4000 vota para! Kandidatët e PS kryesojnë bindshëm në Shijak e Krujë

15 Maj 2023, 09:42 | Përditesimi i fundit: 2023-05-16 21:20:58

Në Bashkinë e Durrës është pasqyruar rezultati i 125 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 56.85% të votave përkundrejt 43.15% të votave të rivalit të saj  Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes tyre është mbi 4300 vota.

Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 24 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 29.65%.

Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 30 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 63.74% ndërsa Loka me 36.26%.

  •