Në Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.
Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit janë numëruar 8 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 54.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 45.8% të votave.
Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 5 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 66.5% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 33.5%.
Në Bashkinë e Pogradec është numëruar vetëm 1 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit. Ilir Xhagolli gëzon 50.2% të votave, ndërsa rivali i tij Zibni Tollozhina 48.2%.
Në Bashkinë e Korçës dhe Bashkinë e Maliqit ende nuk është pasqyruar asnjë kuti.