QARKU TIRANË/ Erion Veliaj fitore të thellë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm Kavajën

16 Maj 2023, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2023-05-16 21:27:23

Erion Veliaj ka siguruar fitore të thellë Në Bashkinë Tiranë. Vetëm një QV ka mbetur pa numëruar, por Veliaj ka thelluar edhe më tej fitoren përballë Belind Këlliçit të BF, me një diferencë mbi 58 mijë vota. Kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë 54.69% (158531 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100246), me mbi 58 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.77% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.73%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97%.