QARKU TIRANË/ Kamza dhe Vora të ‘mbaruara’ në dorë të socialistëve, në Tiranë Veliaj kryeson! Në Rrogozhinë prin kandidati i BF

15 Maj 2023, 04:02 | Përditesimi i fundit: 2023-05-15 19:00:08

Kamza dhe Vora tashmë janë dy bashki të marra nga socialistët në Qarkun e Tiranës. Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave.  Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.

Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar.  Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 54 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 56% të votave. Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 32.5% 2. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 4.7% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.8%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.82%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 1.14%.

Në Bashkinë Kavajë ende nuk ka asnjë rezultat. Në këtë bashki garojnë Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’, përballë Redjan Kralit të PS.

Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani 11 nga 55 bashki dhe kryeson me 53.5% të votave kandidati i BF Shkëqlim Hoxha, ndërsa kandidati socialiste nuk i kalon 46.5% të votave.