Qebap sipas Albanës
Përbërësit:
- 2 qepë
- 10 qepujka
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 2 kunguj
- 4 patate
- 2 speca
- 4 thelpinj hudhër
- 1 kg mish i njomë (sipas dëshirës)
- 2 tufa koper
- Kripë, piper i zi kokërr
Përgatitja:
Kaurdisim në yndyrë qepujkat dhe qepët që i kemi prerë në 4 pjesë. Shtojmë mishin e pulës ose të viçit (sipas dëshirës) të prerë në kubikë, e trazojmë pak, shtojmë patatet të prera në feta dhe më pas kungujt, specat dhe hudhrën. Në një tavë shtrojmë letër kuzhine të dyfishtë, në mes vendosim gatimin me lëngjet e pakta dhe e lidhim me spango. E pjekim në 180 gradë për 40 minuta dhe e servirim me kos dhe mente.