Qefull me salcë domate dhe limon nga zonja Vjollca

12 Shkurt 2021, 10:05 | Përditesimi i fundit: 2021-02-12 10:05:55

Qefull me salcë domate dhe limon

2 peshq qefull

Vaj ulliri

1 qepë e kuqe

6 thelpi hudhër

600 gr domate

2 gjethe dafinë

2 limonë

Kripë dhe piper të zi

Miell për pudrosjen e peshkut

2 lugē gjelle majdanoz

1/2 gotë verë të bardhë

Përgatitja:

Në një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj kaurdisim qepën e kuqe të prerë në kubikë deri sa qepa të zbutet shtojmë nëtë purenë e domates dhe 1 lugë caji sheqer, kripë, hudhra të prera në copa duke e lënë salcën të ziejë për 10 minuta.Në fund shtojmë dhe 2 lugë gjelle majdanoz të grirë.Ndërkohë që zien salca vendosim një tigan në zjarr me pak vaj marinojmë peshkun me kripë dhe piper e pudrosim atë me pak miell dhe I skuqim copat e peshkut shumë lehtë I vendosim në tigan dhe I skuqim pak sa të marr një ngjyrë të lehtë. Shtrojmë mbi të një tepsi pure domatesh, vednosim copat e peshkut mbi to vendosim copat e limonit dhe ½ gotë verë dhe vednsoim tepsinë ën furrë në temperaturë 180 gradë Celsius.