Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë kantieret e ndërtimit do të pajisen me kamera 24/24. Ai deklaroi gjithashtu se do të marrin një tjetër masë duke mos lejuar lidhjen e ujit dhe dritave te ndërtimet pa leje.
“Të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen që janë për qëllime fitimi, flasim për pallate e ndërtime që kanë impakte te caktuara në jetën e banorëve gjatë kohës së ndërtimit, që s’mund të lejojnë të kalojnë kufijtë e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Ashtu sikundër kantieret qoftë të gjitha llojet kantieret e ndërtimit të pajisen me GPS që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjes aty ku duhet të mbetjeve të kantierit dhe materialeve që hyjnë edhe dalin nga kantieri ku ka evazion të konsiderueshëm."

















