Qerim Ismailaj u dënua për falsifikim dokumentesh, Bardhi: KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit, regjistroi kandidatin e PS! E ankimojmë në KAS

7 Prill 2023, 13:53

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar regjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhje nën siglën e PS për bashkinë e Mallakastrës. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.