Qeveria miraton bonusin e ri për pensionistët 5- 10 mijë lekë, kalon dhe 'Paketa e Maleve'! Zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin e ish pronarëve

9 Janar, 17:11

Qeveria ka miratuar projektligjin për paketën e maleve, një paketë që do t’i vijë në ndihmë investimeve në zonat malore. Gjithashtu në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave u miratua edhe bonusi i pranverës për pensionistët.