Qofte me lakër dhe mish të grirë në furrë nga zonja Vjollca

20 Tetor 2020, 10:17

Qofte me lakër dhe mish të grirë në furrë

Përbërësit:

600 gr mish I grirë

250 gr lakër e bardhë

1 qepë

1 vezë

300 gr djath që shkrin

3 lugë gjelle majonezë

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Në një tas vendosim mishin e grirë e lakrën të grirë shumë hollë e qepën po ashtu të grirë hollë, 1 kokërr vezë dhe kripë si dhe piper të z. I përziejmë mirë me dorë deri sa brumi të lidhet. Formojmë qofte të mëdha dhe I vendosim në furrë në temperaturë 220 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë grijmë djathin me rende nga ana më e hollë. Shtojmë 3 lugë gjelle majonezë dhe I përziejmë së bashku. Nxjerrim qoftet nga furra dhe mbi çdo qofte, vendosim nga një lugë gjelle djath të përzjerë me majonezë. E vendosim përsëri në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius deri sa sipërfaqja e tavës të marri ngjyrë të kuqërremtë dhe djathi të jetë shkrirë.