Qofte me miell misri, nenexhik dhe domate
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 2 vezë
- 2 domate
- Djathë të thërmuar
- 1 lç sodë buke
- Kripë, piper
- Nenexhik
- Miell gruri për spërkatje
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Miellin e misrit e përziejmë me pak ujë në tigan sa të marrë valë dhe ta krijojmë si brumë duke i shtuar më pas domatet e prera në kubikë të vegjël, djathin e thërrmuar, kripën dhe sodën e bukës. Në fund shtojmë vezën dhe erëzat. I spërkasim me miell gruri dhe i skuqim në vaj të bollshëm. Qoftet me miell misri i servirim me pak salcë me kos, majonezë dhe kopër.