Qofte me salcë domate nga zonja Vjollca

4 Shkurt 2021, 10:57

Qofte me salcë domate

Brumi qofteve

500 gr mish të grirë

1 qepë të vogël

3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

pak majdanoz

kripë dhe piper të zi

1/2  lugë kafe kumin

1 vezë dhe pak miell për pudrosjen e qofteve

Salca

1 qepë

4 thelpi hudhra

400 gr pure domate

200 ml lëng mishi

1 lugë kafe borzilok i thatë

1 lugë gjelle gjalp dhe vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tas vendosim të gjtihë përbërësit e brumit të qofteve mishi I grirë, qepën në rende, bukë të thekur të grirë, majdanoz të grrië hollë, kripë, piper të zi, kumin, 1 vezë të gjtihë përbërësit I punojmë mirë me dorë dhe e lëmë brumin e qofteve të pushojë 30 minuta në frigorifer të mbuluar. Ndërkohë në një tenxhere të thellë shkrijmë gjalp, vaj dhe kaurdisim qepën të grrië hollë deri sat ë zbutet, hudhrat e prera imët dhe I përziejmë sëbashku, shtojmë domatet të copëtuara ose pure, borzilok dhe I lëmë të gatuhen për 10 minuta. Forojmë qoftet I pudrosim me pak miell ose pasi të ngrohim vajin I skuqim shumë lehtë sa të kapen pak nga jashtë, I transferojmë qoftet nga tigani në tenxheren me salcë. Në tiganin kur skuqim qoftet shtojmë lëngun e mishit dhe sat ë marrë valë shtojmë në tenxhere me qoftet me salcë rregullojmë shijen me kripë, piper dhe I lëmë të marrin një valë  për 5-10 minuta. Këtë recetë mundt shërbeni me makarona spageti, patate , oriz, bizele pure.