Qofte me salcë të bardhë në furrë nga zonja Vjollca

21 Janar 2021, 11:24

Qofte me salcë të bardhë në furrë

Përbërësit:

 500 gr mish i grirë ( viçi)

1 qepë

1 thelpi hudhër

1 lugë çaji piper I kuq

kripë dhe piper të zi

Majdanoz

1 fetë bukë dhe 50 ml qumësht

1 vezë

Salca

200 ml pana

1 lugë gjelle miell

400 gr schmand

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën të grirë në rende, po ashtu dhe hudhrën, 1 lugë çaji piper të kuq, kripë dhe piper të zi, majdanoz, 1 fetë bukë të zbutur me qumëshst të shtrydhur dhe e thërrmojmë në tasin me mish të grirë shtojmë dhe 1 vezë dhe të gjtihë përbërësit I punojmë mirë me dorë deri sa brumi I qofteve të mos na ngjitet nëpër duar, formojmë qoftet dhe I vendosim në tepsi me pak vaj I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius ose mund të kalojmë dhe në një tigan me vaj të nxehtë 2-3 minuta nga të dy anët. Më pas I vendosim në tepsi. Përziejmë në një tas tjetër përbërsit, salcat sëbashku dhe e shpërndajmë në tepsinë me qofte e pjekim në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.