Qofte orizi me gjethe rrushi nga zonja Albana

19 Maj 2023, 11:57

Qofte orizi me gjethe rrushi

Përbërësit:

  • 2 fl çaj oriz
  • 1 fl kafe misër
  • 100 gr proshutë FIX
  • 2 lgj bimë aromatike
  • 3 gjethe rrushi
  • 1 lgj uthull e bardhë
  • 1 majë luge sheqer
  • Kripë
  • Vaj për skuqje

Salcë e bardhë shoqëruese:

  • 3 lgj majonezë
  • 1 fl çaj kos
  • 1 kastravec
  • 1 lç uthull
  • 1 tufë koper

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë orizin me pak sheqer, kripë dhe uthull. Më pas e bashkojmë në një tas me proshutën e prerë në kubikë, misrin e zier, bimët aromatike dhe gjethet e rrushit që i kemi vluar pak dhe i kemi prerë imët. I mbështjellim si toptha dhe i skuqim qoftet në vaj vegjetal të bollshëm.

Ndërkohë realizojmë salcën shoqëruese duke bashkuar majonezën me kosin, kastravecin e grirë në rende, uthullën, vajin e ullirit dhe koprën.