Qofte shtëpie me pule nga Dhurata Dino

27 Mars, 11:37

Qofte shtëpie me fileto pule

Përbërësit:

  • 500 gr fileto pule
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 1 thelpi hudhër
  • 2-3 feta bukë
  • 1 kokërr vezë
  • Pak nenexhik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fileton e pulës e ziejmë dhe më pas e kalojmë në blender, e vendosim në një tas ku shtojmë hudhrën e grirë imët, vezën, djathin e grirë kaçkavall, kripën dhe piperin. Në fund shtojmë bukën e njomur ose mund të përdorim galetë. Kontrollojmë brumin që të jetë i butë, jo i fortë. E lëmë brumin të pushojë që aromat të lidhen dhe më pas i skuqim qoftet në vaj të nxehtë.