Qumështor kosove ( Kajmaçin ) nga zonja Vjollca

19 Qershor 2020, 11:22

Qumështor kosove ( Kajmaçin )

Përbërësit:

10 kokrra vezë

10 lugë sheqer

1.4 litër qumësh (­ të vakur) 

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët e plota. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen vezë dhe sheqer deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë pak nga pak qumështin duke vazhduar përzierjen. E transferojmë nga tasi në tepsi dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta deri sa sipërfaqja e qumështorit të marrë ngjyrë të kuqërremtë të errët, E nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet plotësisht. E servirim të prerë në copa katrore.