Qumështor tradicional pa petë nga Mirela Andoni

26 Tetor, 10:56 | Përditesimi: 26 Tetor, 10:56

Qumështor tradicional pa petë

Përbërësit:

  • 3 vezë Ovvital
  • 1 litër qumësht
  • 3 lugë niseshte
  • 1 e 1/2 lugë miell Ola
  • 6 lugë sheqer
  • 2 lugë gjalpë
  • Pak kripë

Përgatitja:

Rrahim në tenxhere 2 vezë dhe sheqerin, shtojmë gjalpin, miellin, niseshtenë dhe pak kripë. E përziejmë derisa të bëhet një masë, shtojmë qumështin dhe e vendosim në nxehtësi mesatare derisa masa të bëhet kremoze, gjithmonë duke e përzier. E shtrojmë në tavë dhe sipër i hedhim vezën e mbetur me gjalpin pasi e kemi rrahur. E pjekim në furrë të nxehtë për gati 15 minuta në temperaturën 200 gradë.

MC/Shqiptarja.com