Ralf Gjoni me lëpirëse në Report TV, ironizon kandidatët në listat e mbyllura: Shkojnë në parlament pa kontribut! Do të kandidoja nëse sistemi do ishte maxhoritar

8 Maj, 15:07 | Përditesimi: 8 Maj, 15:07

Ish-deputeti Ralf Gjoni ironizoi kandidatët që janë në lista të mbyllura të partive me disa lëpirëse. Në një intervistë për Report TV, ai kishte marrë disa lëpirëse në studio, teksa tha se duhet t'u jepen të gjithë atyre që janë në listë të mbyllur, dhe që shkojnë në parlament pa dhënë asnjë kontribut.

Ai kujtoi këtë gjest që e ka bërë edhe në vitin 2020 në Kuvend, ku teksa po fliste në foltore, nxorri disa lëpirëse duke ironizuar deputetët. Gjatë intervistës, Gjoni tha gjithashtu se me propozimin e tij ligjor që dorëzoi në Kuvend, listat ishin të hapura 100%, por shtoi se kjo u bllokua.

E.H/Shqiptarja.com