Rama: Arkitektët që nuk raportojnë deformimet e projektit nga ndërtuesit, do konsiderohet vepër penale

9 Shtator, 13:38 | Përditesimi: 9 Shtator, 13:38

Në prezantimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Edi Rama ka shpalosur një sërë ligjesh dhe rregullash që duhet të respektohen nga ndërtuesit.

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi edhe punën e arkitektëve, për të cilët tha se kanë pranuar deformime të projekteve nga ndërtuesit.

Nëse kjo ndodh, theksoi Kryeministri Edi Rama, do të konsiderohet vepër penale.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje arkitektëve që të raportojnë çdo deformim të projektit nga ana e ndërtuesit.

r.k./Shqiptarja.com