Duke i bërë ftesë të rinjve të merren me politikë, Rama i tha sot atyre në aktivitetin për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH që të shkojnë edhe përtej. Rama nuk i la batutat, teksa tha se FRESSH tashmë është 30-vjeç dhe se i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko, ndërsa përmendi edhe Ballën që 'përpiqet i shkreti, por nuk e arri dot'.
"FRESSH nuk mbete më i ri, u bë 30-vjeç, i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko. Përpiqe Taulanti i shkretë, por nuk e arri dot që të jetë i ri pavarësisht që po shkon 50-vjeç. Unë dua që ju të shkoni përtej FRESSH. Kush do ta mbajë, le ta mbajë, kush ka oreks e ta hajë. Por ju duhet ët shkoni përtej traditës që të rinjtë i shikon si ushtarë të radhës, si figurantë në sfondet ku flasin kandidatët, si masë njerëzore që mbush sheshet", tha Rama.