Rama batuta me qytetarin: Kur të kam takuar për herë të parë ishe me xhup blu! Syri vetë e kupton se nga është drita

18 Mars 2025, 13:23 | Përditesimi: 18 Mars 2025, 13:23

Në takimin me përfaqësuesit e bizneseve të vogla dhe të mesme të kryeministrit Edi Rama në Kuçovë nuk munguan as batutat.

Teksa një qytetar me biznes në Tropojë e falenderoi për mbështetjen, kreu i qeverisë iu drejtua duke i thënë se kur e ka takuar për herë të parë ka qenë me xhup blu. 

Ai shtoi se Tropoja tashmë e ka kuptuar se duhet të ecë vetëm përpara. 

r.k./Shqiptarja.com