Rama: Becceti s’ka marrë asnjë kokërr leku! Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

29 Prill 2025, 09:43 | Përditesimi: 29 Prill 2025, 09:43

Kryeministri Edi Rama në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, foli edhe për çështjen e arbitrazhit me biznesmenin Francesko Becceti. Rama thotë se deri më tani ai nuk ka marrë asnjë kokërr leku nga qeveria shqiptare, duke theksuar se ai është në siklet të madh pasi po përballet me procese gjyqësore e penale. Rama tha se Becceti zgjodhi kundërshtarin e gabuar dhe nuk mori asnjë kokërr leku.

“Nuk ka marrë asnjë lekë, zero. Është në siklet të madh, në procese gjyqësore, penale. Është në siklete të mëdha, ka zgjedhur kundërshtarin më të gabuar, ai që ishte mësuar të bënte hajgare me shtetet dhe paratë e bankave, kompanive. Vajti zgjodhi kundërshtarin më të gabuar dhe nuk ka marrë asnjë kokërr leku, zero. Prit se s’keni parë asgjë akoma, as ti, as ai”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com