Rama: Dera e BE s’do qëndrojë gjithmonë e hapur! S’mund ta humbim këtë tren

17 Mars 2025, 09:44 | Përditesimi: 17 Mars 2025, 09:44

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk mund ta humbë trenin për të hyrë në BE. 

"Asnjëherë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale, është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur përgjithmonë por që rrethanat e brendshme të Evropës e kanë hapur, dhe ato janë përputhur me rrethanat tona të brendshme, ku si rezultat i arritjeve dhe përpjekjeve, ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment. Ky është një nga ato momente ku treni i historisë kalon për para nesh dhe duhet të jemi të vetëdijshëm që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion. Nuk rri pafundësisht sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia dhe në varësi nga lidershipi dhe kapaciteti i klasës politike, vendi e kap trenin ose e humbet. Ne nuk duhet ta humbim këtë tren.”, tha Rama. 

r.k./Shqiptarja.com